Vlerat personale dhe pse janë të rëndësishme për arritjen e objektivave

Shpesh më ndodh që në seancat coaching të takohem me klientë që janë shumë të qartë në lidhje me objektivat dhe kërkojnë të eksplorojnë për mënyra më efektive për arritjen e tyre. Ajo çka më ndodh gjithashtu shumë shpesh është që gjatë coaching këto objektiva ndryshojnë në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe zëvendësohen me të tjera të cilat as nuk ishin shprehur më parë.
Nëse dëshiron të arrish një objektiv që i ke vënë vetes, puna nuk duhet të fillojë nga strategjia por nga ajo çka fshihet pas këtij objektivi.  Çfarë qëndron në zemër të kësaj arritje? Ka vetëm një hap të parë që çdokush duhet ta bëjë për të qënë i suksesshëm në arritjet e veta dhe ky është:  njohja më e mirë e vetvetes.

Çfarë janë vlerat personale?

Termi vlerë qendron për ato cilësi që i japin vlerë jetës tënde, kush janë ato karakteristika që ti duhet ti kesh me patjetër në përditshmërinë tënde të cilat të bëjnë të ndihesh se je duke bërë gjënë e duhur. Disa shembuj vlerash personale janë : Familja, Karriera, e Vërteta, Pavarësia, Paraja, Shëndeti, Impakti , Kontributi, Natyra e kjo listë mund të zgjatet në vazhdim.
Sigurisht që secili prej nesh dëshiron të ketë sa më shumë prej tyre pjesë të përditshmërisë së vet, por çeshtja kryesore qëndron në identifikimin vlerave kryesore që qëndrojnë në krye të listës dhe bërja e zgjedhjeve që i nderjonë këto vlera.


Pyetja që duhet ti bëni vetes është :


Kush janë tre vlera të cilat unë duhet ti lartësoj në çdo hap që hedh?
(Punë me specifike në lidhje me identifikimin e tyre bëhet gjatë seancave coaching)
Në momentin që arrihen të evidentohen vlerat kryesore ato përdoren si busull për zgjedhjet që duhet të bejme në jetë dhe për të kuptuar se si realisht objektivat që i vemë vetes i shërbejnë vlerave tona.
Të njohësh vlerat e tua është hapi kryesor për zbulimin e vetvetes, vlerat janë si rrënjët e një peme, ku pema është njeriu. Rrënjët duhen ujitur vazhdimisht, duhen mbajtur të shëndetshme në mënyrë që trungu të rritet e të bëhet i fortë.
Secili prej nesh është një pemë e ndryshme dhe ka nevoja të ndryshme , prandaj kushdo në listën e vet ka vlera të ndryshme të cilat kryesisht qëndrojnë te njejtat por mund të kenë ndryshim në radhitje në kohë të ndryshme.
Nëse në këtë moment ndien që ka diçka që nuk po shkon ashtu siç duhet në jetën tënde , atëherë kjo do të thotë që një ose disa vlera të tuat nuk po ushqehen mjaftueshëm dhe ato kanë nevojë për veprime të qëllimshme, për hapa konsistent, apo ndoshta nevoja është thjeshtë ti thuash jo diçkaje dhe po diçkaje tjetër.
Objektivat që ne i vendosim vetes duhet që të jenë një reflektim i vlerave tona personale, duhet ti ushqejnë ato, në këtë mënyrë sigurojmë atë motivimin e brendshëm i cili nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm por është aty i qendrueshëm dhe i fortë pikërisht sepse buron nga vlerat tona personale. Objektivat dhe qëllimet janë plotësisht të arritshme kur ato kalojnë përmes një proçesi zbulimi të brendshëm të vetes sonë dhe janë pasqyrim i vlerave tona personale.
Nuk është e nevojshme të mbështetemi në shembuj të tjerë për të përcaktuar suksesin e as burime të përkohshme motivimi nga jashtë nesh, gjithçka duhet për të realizuar çdo objektiv është të njohim më mirë veten e të shfrytezojmë potencialin e jashtëzakonshëm që mbartim brenda nesh.

* Nese ju duhet ndihma e nje Coach per te identifikuar vlerat tuaja personale dhe per te arritur objektivat tuaja , rezervoni seanchen online falas : ketu

Cal

I am available to discuss your needs and share details about my approach to coaching.

Schedule a Conversation →
Email

Have a quick question orcomment? I'd love tohear from you.

Contact Me→