Një gjë duhet të bëni për të mbajtur marrëdhënien tuaj të fortë

Shpesh dëgjoj çiftet që shprehin ndjenjat e tyre me shprehje si : ai/ajo më kompleton, ai/ajo është pjesa që i mungonte puzzle-it tim. Gjithnjë ndihem disi çuditshëm kur dëgjoj këto fraza, jo sepse nuk më duken të këndshme por sepse unë nuk e besoj!

Si qënie njerëzore ne kemi lindur të plotë,ne nuk jemi ndonjë vepër arti e papërfunduar që po pret për prekjen e fundit për të marrë vlerën e vet, në vend të kësaj unë jam e bindur se secili prej nesh është krijuar në mënyrë perfekte, pa defekte dhe pjesë që mungojnë, ne jemi krijuar të plotë dhe me të gjitha burimet për të përmbushur një qëllim të caktuar në këtë botë.

Është e vërtetë se dashuria krijon një ndjesi kompletimi,dhe në këndvështrimin tim kjo ndjesi është me shume një harmoni ndërmjet dy qënieve unike që së bashku krijojnë shumë më tepër se thjeshtë një cift, ata përjetojnë  një sinergji që sjell ndjesi të reja dhe emocionuese, një mënyrë tjetër e të qënit i lumtur dhe i përmbushur!

E konsideroj zvogëluese ta etiketosh dashurinë si kompletim, dashuria më shumë është një fillim i një mënyre të re të të ekzistuarit, është bashkë-ekzistencë .

Ndonjëherë dashuria nuk shfaqet ashtu siç ne e presim,ajo është kërkuese dhe invazive, kërkon dhe nuk jep mbrapsht, të lëndon dhe nuk përkujdeset, kushton dhe nuk sjell vlerë, por sërisht njerëzit e quajnë dashuri. Në këtë rast kemi të bëjmë me frikë nga kthimi në fazën e “pakompletuar” apo është thjeshtë një kompromis për të mbajtuar status quo-në dhe për të evituar pasigurinë?

Nuk kam qenë kurrë një fanse e arritjeve “të lehta” dhe si dikush që është në një marrëdhënie prej më shumëse një dekade  e di nga eksperienca se një marrëdhënie nuk eshtë një vijë lineare, ajo ka uljet dhe ngritjet e veta. Marrëdhëniet funksionojnë vetëm kur ato janë në harmoni me qëllimin e jetës sonë. Nëse kemi qellime katërcipërisht të ndryshme është e vështirë që marrëdhënia te jetë e suksesshme.

Qëllimi i jetës është gjithashtu i bazuar në një marrëdhënie, por jo një marrëdhënie me dikë tjetër por me veten tonë. Nëse ne nuk kujdesemi për këtë marrëdhenie atëherë asnjë marredhënie tjetër nuk do të funksionojë. Çdo herë që unë e ndiej se po përjetoj një situatë të vështirë në marrëdhënien me bashkëshortin tim, une e di me siguri se diçka në marrëdhënien time me veten nuk po funksionon dhe duhet të kujdesem për të më parë se të rregulloj çdo gjë tjetër.

Kur jemi në konflikt, ne kemi tendencën të tregojmë me gisht dhe të kritikojmë, kur në fakt duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë se çfarë po i shkakton këto ndjenja. Ku po e neglizhoj veten time? Si po i evitoj nevojat e mia dhe si duhet të kujdesem për veten para se të kërkoj që dikush të kujdeset për mua?

 

Problemet në marrëdhënie fillojnë kur ne ndalojmë së kujdesuri për veten tonë dhe presim që këtë ta bëjnë të tjerët! Ne i mësojmë partnerët tanë se si të na e shfaqin dashurinë duke ju treguar se si ne kujdesemi për veten, në momentin që ju ndaloni së kujdesuri për veten, njëkohësisht ndaloni së dërguari këto sinjale që tregojnë si duhet t`ju duan. Mënyra se si ju e perceptoni dashurinë nuk është diçka që tregohet me fjalë por me vepra, kështu që herën tjetër kur ju të ndiheni të neglizhuar në vend se të kërkoni për vëmendje,jepini vëmendje vetes suaj dhe gjithçka do të përmirësohet! Dashuri nuk është të kërkosh por të japësh, ti duhet të ndihesh plot në mënyrë që të japësh dhe gjithçka duhet për tu ndier i plotë është vetja jote!

Cal

I am available to discuss your needs and share details about my approach to coaching.

Schedule a Conversation →
Email

Have a quick question orcomment? I'd love tohear from you.

Contact Me→