Nëse ndihesh se ke ngecur, atëherë nuk je vetëm!

A je ndier i demotivuar dhe konfuz kohët e fundit? E ke të veshtirë të manaxhosh veten dhe të kesh një ide të qartë në lidhje me objektivat dhe detyrat e tua? Mos u shqetëso, nuk je vetëm!

Vetëm disa javë më parë ne gjendeshim të mbyllur në shtëpi,të pasigurtë dhe të frikësuar për jetën tonë dhe të afërmve tanë.

Te rikthehemi sërisht në punën e mëparshme dhe në jetën pothujase normale nuk është diçka që do të ndodhë brenda natës. U desh kohë që të përshtateshim me jetën në karantinë dhe do të duhet kohë dhe përpjekje për tu përshtatur me jetën post karantinë, më shumë për tu përshtatur sëbrendshmi se sa me rutinën e përditshme. Çdo eksperiencë në jetë krijon efektin e vet dhe na duhet kohë të përpunojmë ate çka ndodhi dhe madje edhe të rikuperohemi nga efektet e kësaj eksperience.

Është një titull kryesor që përshkruan më së miri situatën aktuale dhe ai është: Ndryshim!                      

Çdo gjë po ndryshon,ndërveprimi jonë social, mënyra se si ne punojmë dhe planet tona për të ardhmen gjithashtu. Ne e gjetëm veten në një situatë RESET, ku çdo gjë që funksiononte më parë nuk është më opsion në të tashmen dhe ne duhet të përcaktojmë objektiva të reja dhe të eksperimentojmë me aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve për t`ja dalë.

Me gjithë ndryshimet që po ndodhin ku nevoja për të levizur shpejt e për të gjetur zgjidhje të reja prevalon, është normale të ndihesh i mbingarkuar dhe madje edhe i ngecur. Ka një mënyrë që ti përdorësh këto ndjenja si një kompas për zbulim më të mirë të vetëvetes dhe më pas për të nisur nga e para!

Çfarë të bësh nëse ndihesh se ke ngecur?

-       Jepi vetes kohë të përpunosh çdo gjë që po ndodh, jo rreth e rrotull por brenda teje! Ndalo së evituari emocionet dhe lejoje veten ti përjetosh të gjitha. Fokusohu tek: çfarë po kërkojnë të më tregojnë këto emocione? Çfarë duhet të ndryshoj ? Në lidhje me emocionet diçka duhet të jetë e qartë: Emocionet janë energji që leviz brenda nesh, kur ju i evitoni emocionet tuaja, ju po evitoni gjithashtu edhe energjinë që ju duhet për të dalë nga gjendja aktuale.

-       Zbulo se si dëshiron të jetë e ardhmja jote!

Në këtë moment ti ndien se ke ngecur,vizioni për të ardhmen tënde është i paqartë dhe aspak tërheqës. Atëherë, si do të dukej për ty një e ardhme e ndritshme dhe frymëzuese? Çfarë je duke bërë ti në atë të ardhme? Kush është impakti që po krijon në botë dhe kush është shembulli që po jep? Nuk ka një moment më të mirë se ky për të krijuar një vizion të përmirësuar për të ardhmen tënde!

Gjithçka mësipër është një punë qe duhet të bësh brenda teje. Nuk duhet të dalësh jashtë e të kërkosh për përgjigje, ti tashmë i ke të gjitha përgjigjet brenda teje. Përdore këtë kohë për të zbuluar veten dhe përgjigjet e tua!

-       Fillo me hapa të vegjël: “Hapa Fëmijësh”

Kujto se kjo është një situatë e re për të gjithë , dhe nuk ka asnjë ekspert apo profesionist që mund të të ofrojë zgjidhje të gatshme me rezultate të garantuara. Ky është një proçes eksperimental që do t`ju mundësojë të gjeni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon për ju e më pas të ndërtoni rrugën tuaj mbi këto mësime. Tergohu mirëkuptues me veten, në këtë rrugëtim do të ketë hapa para dhe hapa pas, vazhdo të provosh derisa të gjesh zgjidhjet e tua.

Vizualizo një femijë që po mëson të ecë, fëmija pengohet dhe bie herë pas here por në asnjë moment nuk heq dorë derisa një ditë fillon të vrapojë! Tregohu kurioz dhe me kurajo si një fëmijë.

 - Ti nuk je vetëm: Krijo grupin tënd tësuportit

 Ashtu sic shprehet në titull, nëse ndihesh se ke ngecur, nuk je vetëm! Shumë prej nesh ndihen njësoj, nëse ti e ndan eksperiencën tënde do të krijosh marrëdhënie me njerëz që ndihen njësoj dhe kanë kaluar në të njëjtin proçes. Cfarëdo qoftë ajo që ti po bën tani:  Manaxhimi i një biznesi, drejtimi i një ekipi,apo edhe përkujdesi për familjen tënde, ka persona të tjerë qe janë duke u përballur me sfida të ngjashme me ato të tuat, vendos kontakte me këta persona dhe punoni sëbashku për të gjeneruar zgjidhe të reja alternative. Mbështetja që ju do të gjeni në këto marrëdhënie do t`ju shërbejë si një jelek shpëtimi që do t`ju mbajë lart kur ju të zhyteni në vetë-dyshim dhe do t`ju sigurojë hapësire të sigurtë për një gamë të gjerë zgjidhjesh të reja.

 

Është një normale e re që po pret të krijohet prej nesh, ky është momenti të përcaktojmë se çfarë duhet të ndryshojë brenda nesh në mënyrë që të krijojmë rezultate më të më mira në punën dhe jetën tonë. Nëse të jesh i ngecur për ty do të thotë të marrësh kohën tënde për t`u ballafaquar me emocionet dhe të kuptosh se kush është Impakti unik të cilin ti mund të krijosh në botë, atëherë ti mund dhe duhet të qendrosh në këtë mënyrë derisa të kesh zbuluar përgjigjet e tua, të ndiesh gjakun të vërshojë dhe gishtat e tu që mezi presin për të prekur realitetin e ri, një realitet që të përmbush dhe të bën të ndihesh i gjallë…

Kujto se nuk je vetëm në këtë situatë, ka shumë të tjerë që ndihen njësoj si ty. Mendo për veten nga këndvështimi i një personi që ja doli dhe u bë një frymëzim edhe për të tjerët. Cfarë do të bënte ai person tani, në këtë moment preçiz?

 Nëse të duhet ndihmë në këtë proçes vetë-zbulimi dhe të shndërrosh emocionet e tua në veprime konkrete, atëherë Coaching mund të jetë gjëja e duhur për ty!  Zbuloje këtu

Cal

I am available to discuss your needs and share details about my approach to coaching.

Schedule a Conversation →
Email

Have a quick question orcomment? I'd love tohear from you.

Contact Me→