Kur konfliktet e vogla kthehen në plagë të mëdha

Të jesh pjesë e një ekipi nuk është aspak e thjeshtë. Do të ketë njerëz me të cilët bashkëpunon lehtësisht, por edhe të tjerë me të cilët nuk të lidh asgjë. Ndonjëherë duhet “të bësh paqe me idenë se nuk mund të biesh gjithmonë dakord”, por kjo nuk do të thotë të mos kesh kufij.

Nëse këta kufij tejkalohen vazhdimisht, marrëdhënia bëhet toksike dhe energjia shterron në çështje të vogla të procedurave të përditshme,në vend që të kanalizohet drejt objektivit përfundimtar të ekipit.

Shpesh këto “vogëlsira” shmangen në vend që të trajtohen e të zgjidhen; konsiderohen të parëndësishme, kur në fakt kanë fuqinë të infektojnë të gjithë kulturën organizative. Ato kthehen në një grackë të heshtur që dobëson besimin dhe efektivitetin.

Është pikërisht ky rasti i gjërave të vogla që, kur nuk trajtohen, shndërrohen në faktorë të rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë mbi rezultatet.

Çfarë nuk duhet të bëjmë kur lind konflikti?

1 – Mos kërko fajtorë dhe viktima


Në çdo situatë, pozicioni është relativ dhe lehtësisht i manipulueshëm. Përgjegjësia e një konflikti është gjithnjë e ndarë mes palëve të përfshira. Për çdo reagim ka patur një kundër-reagim që ka sjellë përshkallëzim tësituatës.

2 – Mos u fokusoni tek ankesat


Në vend të trajtimit të ankesave të ndërsjella, qëllimi duhet të jetë identifikimi dhe komunikimi i qartë i kërkesave, gjë që orienton drejt zgjidhjes së problemit.

3 – Mos beso se gjithnjë ka një zgjidhje


Ndryshe nga pritshmëritë e zakonshme, jo gjithmonë është e mundur zgjidhja e një konflikti brenda një ekipi. Ndonjëherë, vlerat personale të dy individëve janë jo vetëm të ndryshme, por edhe në konflikt të hapur (konflikt vlerash).

Në këto situata, dëshira e mirë për të gjetur një zgjidhje nuk mjafton. Kjo mund të shkaktojë ezaurim të të dyja palëve, rënie të produktivitetit dhe probleme shëndetësore. Në raste të tilla, është në dobi të ekipit dhe të palëve të përfshira që të merret një vendim i qartë, duke i dhënë fund situatës dhe duke rialokuar burimet në mënyrë që të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë pune.

Për çdo ekip, qëllimi kryesor duhet të jetë arritja e objektivave të përbashkëta. Megjithatë, për të pasur sukses të qëndrueshëm, ka momente kur prioriteti duhet vendosur tek mënyra se si ekipi bashkëpunon :cilësia e marrëdhënieve, respekti dhe besimi. Vetëm kështu shmangen rezultatet afatshkurtra të brishta, që lehtësisht mund të dëmtohen nga çështje të vogla,të pazgjidhura.

 

Cal

I am available to discuss your needs and share details about my approach to coaching.

Schedule a Conversation →
Email

Have a quick question orcomment? I'd love tohear from you.

Contact Me→