Ndihet se si presioni dhe pasiguria po veniten gradualisht,zbrazëtia po mbushet me energji.
Njerëz, Makina, biçikleta po mbushin rrugët sërisht dheizolimi tashmë ka filluar të shihet si një kujtim i së kaluarës, shpesh ngjan mëshumë si një lojë e imagjinatës se sa një realitet që përjetuam. Momenti kur dotë gjesh veten sërisht në rutinën e zakonshme është shumë pranë e ndoshta ka ardhur.Disa Pyetje lindin natyrshëm: Si ju shërbeu eksperienca e javëve të fundit? Si mund ta ktheni atë në favorin tuaj?
Në momente të tilla , homeostaza ( forca Brenda nesh që i reziton ndryshimit) troket sërisht me qëllim që të na mbajë brenda status quo-së, për t`u siguruar se nuk po merren risqe dhe nuk po bëhen ndryshime.Sërisht perballemi me të njejtat sfida , të njejtat dhimbje të cilat na çojnë në të njejtat rezultate. Ndalo për një moment … mendo fjalën : E njejtë! Përsërite: Jetë e njejtë, zakone të njejta, rezultate të njejta…
Si të bën të ndihesh?
Si do të ndiheshit sikur në vend që të riktheheni tek e NJEJTA, ju të filloni dhe të krijoni ndryshimin që e keni dëshiruar për kaq kohë? Nëse mendoni se ky është momenti më i mirë për tëf illuar veprimin dhe të synoni për një jetë që të përmbush, këto janë 4 pyetjetqë ju duhet ti përgjigjeni:
1- Çfarë ndryshimi dëshironi të bëni?
Hapi më i rendësishëm për të krijuar një normale të re dhe të përmirësuar është të identifikoni se kush është ndryshimi që dëshironi të bëni. Bëhet fjalë për më shumë: Më shumë kënaqësi, më shumë stabilitet financiar, më shumë marrëdhenie personale, më shumë kontribut… apo bëhet fjalë për më pak: më pak stres, më pak zakone jotë shëndetshme, më pak zhurmë, më pak konfuzion, më pak koflikt….?
Përcaktoni saktësisht se kush është ndryshimi që dëshironi të bëni në jetën tuaj dhe memorizojeni atë,vendoseni në një vend të dukshëm dhe mos e humbisni nga shikimi!
2- Kush duhet të jesh?
Kur bëhet fjalë për qëllimin, perceptimi parësor është se ai ka te bëjë me rezultate dhe veprim. Qëllimet janë të dukshme dhe të matshme. Njerëzit kërkojnë për inpute të jashtme të cilat krijojnë motivim, por kur mbeshtetesh vetëm në faktorë të jashtëm ti i jep fuqi diçkaje që eshte përtej teje dhe nuk varet nga ty. Ky lloj motivimi vjen në forma të ndryshme, mund të jetë një libër, një fjalim, një event dhe të gjitha këto kanë një karakteristikë të përbashkët: Janë të përkohshme dhe kështu është edhe efekti i tyre. Motivimi i vetëm që qëndron dhe gjithashtu prodhon rezultate të qendrueshme është ai që vjen nga brenda nesh. Ajo të cilës i referohem kur përmend termin motivim i brendshëm ka të bëjë me një mënyrë të caktuar të të qënurit. Është përgjigjja e pyetjes: Kush duhet të jesh? Ka të bëjë me vlerat (karakteristikat) të cilat ju duhet të shprehni në mënyrën si ndërveproni me të tjerët dhe se si i perceptoni ata.
A duhet te jeni në “dikush”i fortë dhe me vetëbesim për të krijuar këtë ndryshim apo dikush që shfaqet si burim paqeje dhe urtësie?
Të krijosh ndyshim në jetë ka të bëje me të qenurit në një mënyrë të caktuar po aq sa ka të bëjë me veprimin. Të krijosh ndryshim në jetë do të thotë të jesh motivim për të tjerët po aq sa të gjesh motivimin tek të tjerët!
3- Çfarë veprimesh duhet të ndërmarr?
Sapo e percaktoni se kush është ndryshimi që dëshironi të krijoni dhe si duhet të jeni në mënyrë që ta realizoni atë, ky rrugëtim drejtohet në disa hapa më të strukturuar të cilat përkthehen në veprime konkrete. Tani është koha për tu përqendruar në zakonet tuaja të përditshme, krijoni një listë me to dhe më pas ndajeni ë 2 kolona:
a- Zakone të përditshme të cilat i shërbejnë qëllimit tuaj, b- zakonet të cilat nuk i shërbejnë qëllimit por janë të domosdoshme për shkak të përgjegjësive të tjera të cilat nuk janë të ndërlidhura me qëllimin tuaj
Dita juaj do te përfshije të dyja këto kategori, por tashmë ju takon ju të vendosni se cilat zakone ti bëni prioritet në axhendën tuaj dhe të jeni të qendrueshëm në implementin e tyre. Është koha e veprimeve të përzgjedhura në mënyrë të ndërgjegjshme dhe percaktimit të një rutine ditore të qëllimshme. Janë veprimet e vogla por të vazhueshme ato që krijojnë ndryshimin!
4- Si mund të arrij rezultate të qendrueshme?
Ndryshimi kërkon zgjedhje të vetëdijshme dhe persistencë, është një rrugetim i mbushur me sfida dhe dyshime ( kryesisht dyshim i vetë-induktuar). Ju jeni krijuar si një njeri krejtësisht i plotë dhe me të gjitha aftësitë për të krijuar jetën që dëshironi, dhe ndonjëherë është plotësisht normale të ndiheni të shkurajuar dhe të përjetoni ndjenja dorëzimi apo të riktheheni në zakonet e vjetra. Ajo çka do të kishte nje vlerë të jashtëzakonshme për t`ju ndihmuar të qendroni në rrugën e duhur dhe të avanconi është dikush që tju mbajë pergjegjës për veprimet që merrni përsipër. Kur ju i ndani objektivat tuaja me dikë të cilit i besoni, atëherë ky dikush do të presë me padurim arritjen e çdo objektivi javë pas jave, do të festojë me ju fitoret dhe do t`ju mbajë të fokusuar në momente vetë-dyshimi. Në këtë mënyrë arritja e ndryshimit në jetën tuaj shndërrohet më shumë në një rrugëtim të cilin e shijoni se sa një përpjekje e vazhdueshme për sukses.
Përpiquni të jeni të vetëdijshëm kur ju përzgjidhni partnerin në këtë rrugëtim, kjo marrëdhënie duhet të jetë e bazuar në besim, siguri dhe përkujdesje. Ndonëse ju personalisht jeni përgjegjës dhe plotësisht i aftë për të krijuar çdo ndryshim që dëshironi në jetën tuaj,të kesh mundesinë të mbeshtetesh tek dikush që është aty për të të mbështetur dhe frymëzuar në këtë rrugëtim është një garanci më shumë për rezultate të suksesshme,
Nëse dëshironi të dini se si unë si coach mund t`ju ndihmoj të arrini rezultatet që dëshironi, rezervoni seancën tuaj falas ketu